Një tjetër goditje në merkato, Dortmundi zyrtarizon blerjen e talentit gjerman

Pas thashethemeve të shumta kohët e fundit dhe vizitat mjekësore të zhvilluara sot, vjen edhe njoftimi zyrtar. Borussia Dortmund blen kartonin e Felix Nmecha nga Wolfsburg.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Dortmundit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Nmecha ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Dortmundin të paktën deri në vitin 2028.

Sa i përket shifrave, Dortmundi do t’i paguajë Wolfsburgut rreth 30 milionë euro për kartonin e Nmecha. Një përforcim i rëndësishëm ky për nënkampionët e Gjermanisë, me mesfushorin që shkëlqeu në sezonin e fundit. /oversport.tv

Foto: bvb.de