Një tjetër hap drejt titullit, Napoli mposht Cremonesen në “Maradona”

Napoli nuk gabon në shtëpi dhe mposht në “Maradona” 3-0 Cremonesen, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion. Të besuarit e Spallettit marrin fitoren e 19-të në kampionat këtë sezon dhe ngjitet në kuotën e 59 pikëve.

Pjesa e parë është shumë e bukur, sepse edhe Cremonese luan hapur. Napoli mbyll 45 minutat e para në avantazh, falë golit të shënuar nga Kvaratskhelia.

Edhe Pjesa e dytë dhuron emocione. Osimhen dyfishon shifrat, duke shënuar golin e 17-të sezonal në kampionat, ndërsa Elmas vulos suksesin e Napolit duke realizuar golin e tretë.

Napoli merr fitoren e 19-të në 22 javë kampionat dhe çon në 16 pikë diferencën me Interin e vendit të dytë (që luan nesër ndeshjen respektive). Cremonese vazhdon të mos njohë fitore në kampionat këtë sezon, vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit në renditje, duke qënë kandidatja kryesore për të rënë në Serie B. /Oversport.tv

Foto: Napoli Twitter