Një tjetër kapitull nis për Palermon, kalon zyrtarisht në duart e City Football Group

“Nga sot, Palermo është pjesë e familjes City Football Group”. Me këtë njoftim në rrjetet sociale, klubi i Palermos ka bërë me dije se është zyrtarisht në pronësi të grupit anglo-arab.

Kështu, nga dita e sotme, nis një tjetër kapitull për klubin italian. City Football Group, që është edhe grupi që ka në pronësi ndër të tjera Manchester Cityn, ka blerë shumicën e aksioneve të Palermos.

Klubi siçilian i cili kohët e fundit ka pasur shumë probleme ekonomike duket se do të hapë një tjetër cikël. Sezonin e ardhshëm, Palermo do të luajë në Serie B, pasi mposhti Padovan në “play off” të Serie C. /oversport.tv