Një tjetër klub i interesuar për Seferin, këtë herë nga Azerbajxhani

Tirana është e gatshme që të shesë shënuesin më të mirë të këtij sezoni në rast se dikush ofron çmimin e duhur. Pra, Taulant Seferi mund të largohet nga Tirana, dhe së fundmi kanë dalë zëra se po kërkohet në Azerbajxhan.

Sipas asaj që raportohet, për Seferin është i interesuar klubi i Qabalës. Këta të fundit kanë transferuar më parë nga Kategoria Superiore lojtarë si Sabien Lilaj dhe James.

Megjithatë, një transferim i tillë mund të jetë shumë i vështirë. Duke marrë parasysh pretendimet ekonomike që Tirana ka për sulmuesin, klubi nga Azerbajxhani mund të mos i plotësojë dot. /oversport.tv