Një tjetër klub italian synon Sanches, madje ofron më shumë se Milani

Të tjera pengesa dalin në tratativën mes Milanit dhe Lille për të transferuar në Milano portugezin Renato Sanches. Mesfushori dukej shumë pranë kalimit te klubi kuqezi, por përfshirja e PSG-së ka ndryshuar gjithçka.

Në orët e fundit, sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, një tjetër klub italian, që do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm ka shfaqur interes për lojtarin.

Nuk saktësohet nëse është Juventusi apo Interi skuadra që po mundohet ti rrëmbejë portugezin Milanit, por sipas shtypit francez klubi i ri ofron më shumë miliona për Sanches sesa kuqezinjtë. / Oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook