Një tjetër lojtar i infektuar te Napoli, Alessandro Zanoli pozitiv me Covid

Një tjetër lojtar i Napolit rezulton pozitiv me Covid 19, bëhet fjalë për Alessandro Zanolin.

“Napoli njofton se pas tamponëve të kryer pas mesnatës, futbollisti Alessandro Zanoli ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Lojtari ishte infektuar nga virusi edhe më përpara dhe është vaksinuar me dy doza.

Futbollisti do të qëndrojë i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës, të cilët kanë dalë të gjithë negativë dhe do të marrin pjesë rregullisht në ndeshjen e sotme kundër Interit”, shkruhet në njoftimin në faqen zyrtare të klubit të Napolit. / Oversport.tv