Një tjetër lojtar largohet nga Kastrioti, sulmuesi njofton ndarjen me krutanët

Pas Abaz Karakaçit, një tjetër futbollist njofton largimin nga skuadra e Kastriotit, që sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë.

Bedri Greca njofton në rrjetet sociale se ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin krutan, pas 2 viteve.

“Këtu mbaron rrugëtimi im me ekipin e Kastriotit pas 2 viteve plot suksese. Largohem me krenari sepse dhashë gjithçka duke përfaqësuar denjësisht fanellën që mbajta veshur. Uroj Kastriotin që të kthehet sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar. Falënderoj shokët e ekipit, stafin teknik, drejtorin dhe presidentin”, shkruan mes të tjerash Greca. / Oversport.tv