Një tjetër përforcim për Orges Shehin, Tirana afron ish-lojtarin e Kukësit

U largua pak ditë më parë nga skuadra e Kukësit, por Rimal Haxhiu do të nisë menjëherë një tjetër aventurë në “Abissnet Superiore”. Këtë herë Haxhiu ka firmosur me kampionët në fuqi të Tiranës ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Haxhiu i cili ishte huazuar fillimisht nga Apolonia drejt Kukësit, tashmë do të vihet nën urdhrat e Orges Shehit. Ky është përforcimi i radhës për Tiranën, të cilët më parë kanë afruar edhe emra të rëndësishëm si Kristal Abazaj apo Regi Lushkja.

23-vjeçari në këtë sezon është aktivizuar në 17 ndeshje me skuadrën e Kukësit përpara se të largohej. Tirana bënë kështu një tjetër përforcim në këtë merkato dimri, ndërsa ka humbur gjithashtu pjesë të rëndësishme nga skuadra si Redon Xhixha, Sherif Kallaku, Vesel Limaj dhe së fundmi kapiteni Marsel Ismajlgeci. /oversport.tv