Një tjetër talent për Partizanin, këtë herë vjen një sulmues nga Holanda

Partizani e ka treguar se ka shumë besim te lojtarët e rinj dhe në merkaton e janarit demat mund të afrojnë një tjetër talent. Këtë herë pritet të vijë nga Holanda dhe bëhet fjalë për Fabian Shahaj.

Ky i fundit aktivizohet në Holandë tek ekipi i Den Haag dhe është vetëm 20-vjeç. Shahaj luan si sulmues dhe aktivizohet me 21-vjeçarët e klubit holandez ku po zhvillon paraqitje mjaft të mira.

Nuk dihet nëse Shahaj do të afrohet te Partizani si zëvendësuesi i Xhuliano Skukës, pasi ky i fundit ka disa oferta të rëndësishme nga Italia. Megjithatë, ky lajm ka bërë bujë edhe në mediat italiane të cilat e bëjnë fakt të kryer se Shahaj do të jetë lojtari që do të plotësojë hapësirën që Skuka do të lejë pas largimit nga kryeqytetasit. /oversport.tv