Ditë shkarkimesh në Serie A. Hellas Verona largoi trajnerin Eusebio Di Francesco, ndërkohë që të nëjjtën gjë ka bërë edhe Cagliari me kreun e pankinës.
Gianluca Di Marzio shkruan se klubi nga Sardenja ka vendosur të ndryshojë trajner pas nisjes së keqe të kampionatit.
Humbja në shtëpi kundër Genoa, duke pësuar katër gola, i ka bindur ata ta bëjnë këtë lëvizje për të lënë të lirë Leonardo Semplici.
Sa i takon pasusit e të tij, ende nuk ka një vendim. Rikthimi i Diego Lopez përmendet si opsion, sikurse nuk përjashtohet emërimi i Walter Mazzarrit. / oversport.tv
Il #Cagliari ha esonerato #Semplici➡️https://t.co/M3iWpK8QVJ pic.twitter.com/i3KtVauJVp
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 14, 2021