Një tjetër transfertë për Brazilin, luhet edhe sfida Argjentinë-Uruguai

Do të luhen sot ndeshjet e 11-ta të fushatës kualifikuese të Kupës së Botës, për zonën e Amerikës Latine.

Brazili është shfaqur në superformë në këto ndeshje eleminatore, duke arritur 9 fitore në po aq ndeshje të luajtura dhe me meritë kryeson renditjen.

Në vend të dytë qëndron Argjentina me 8 pikë më pak se rivalët brazilianë, ndërsa Ekuadori dhe Uruguai qëndrojnë me pikë të barabarta në vendin e tretë dhe të katërt. Këto janë edhe pozicionet që të kualifikojnë direkt në Kupën e Botës, Katar 2022.

Vendi i pestë, që të çon në Play Off-in ndërkontinental, mbahet nga Kolumbia, që ka koleksionuar 14 pikë në këto 10 ndeshje të luajtura.

Dita e sotme dhuron sfida mjaft interesante. Vëmendja kryesore është tek takimi Argjentinë-Uruguai, një përplasje mes dy rivalëve historik, që synojnë kualifikimin.

Brazili do të luajë sërsih në transfertë, kësaj radhe përballë Kolumbisë. Bolivi-Peru, Venezuelë-Ekuador dhe Kili-Paraguai janë sfidat e tjera të ditës së sotme. / Oversport.tv