Një tjetër yll i Cityt drejt Barçës, pengesë bëhet Pep Guardiola

Aksi Manchester-Barcelona ka pasur trafik në këtë merkato verore, por është i destinuar të ketë edhe më shumë. Pas Ilkay Gundogan që u transferua nga City te katalanasit, të tjerë lojtarë mund të bëjnë të njëjtin rrugëtim.

Objektivi kryesor është Bernardo Silva i cili dëshiron të transferohet te Barcelona. Këtë gjë ylli portugez ia ka komunikuar edhe Pep Guardiolës, por ky i fundit nuk dëshiron që të humbasë shërbimet e Silvës.

Prandaj dhe pengesa kryesore gjatë negociatave është Guardiola. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe një fakt i rëndësishëm, pasi Barcelona për momentin nuk ka likuiditet që të paguajë për Bernardo Silvën. Pritet një operacion i vështirë, por jo i pamundur për drejtuesit katalanas, duke parë edhe dëshirën e lojtarit. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook