Një turist që e kanë zili të gjithë romanistët, dhurata që i bën idhulli është e pabesueshme

Një turist që e kanë zili të gjithë romanistët. Një djalosh të huaj që dy ditë më parë po vizitonte bashkë me familjen “Koloseun” në kryeqytetin italian, i veshur me fanellën e sapo blerë në “Roma Store”, atë verdhekuqe me emrin e Paulo Dybalas mbi shpatulla.

Takimi me argjentinasin në brendësi të Koloseut është akoma më i pabesueshëm. “Joya” gjendet aty me miqtë dhe të fejuarën e tij. Sapo ka parë fanellën e Romës, argjentinasi i është afruar djalit dhe i tha që mund t’ia firmoste.

Djaloshi nuk po u besonte syve, sepse është vetë Dybala ai që të kërkon që të firmosë fanellën e Romës. Diçka me të vërtetë e pabesueshme për turistin, që më pas publikoi fotot në rrjetet sociale. / Oversport.tv