Gezimi i shfrenuar i Mourinhos pas golit të El Shaarawy-t në minutat e fundit të ndeshjes kundër Sassuolo u ka kujtuar shumë tifozëve të Romës vrapin që bëri drejt tifozëve Carlo Mazzone në 27 nëntor të vitit 1994, pas fitores 3-0 të Romës në derbin kundër Lazios.
Ai që ka komentuar xhestin e teknikut portugez ka qënë vetë Mazzone:
https://www.facebook.com/CarloMazzoneOfficial/posts/450353599789510
“Një vrapim drejt tifozëve tanë të mrekullueshëm, një vrapim pas një fitoreje! Vrapimi i Joses drejt tifozëve është një çështje romanistësh”-ka shkuar ish tekniku i verdhekuqve në faqen e vet në Facebook. /Oversport.tv