Norrie arrin suksesin e parë në karrierë, fiton turneun Indian Wells

Cameron Norrie fiton “Indian Wells”, duke u bërë tenisti i parë britanik që arrin të triumfojë në turneun kalifornian. Tenisti britanik ka mbyllur në mënyrën më të mirë javën e tij magjike, duke fituar turneun “Indian Wells”, Masterin e parafundit të sezonit aktual.

Norrie ka mposhtur në finale 2-1 (3-6, 6-4, 6-1) Nikoloz Basilashvili dhe falë këtij suksesi, arrin të fitojë Masterin e parë 1000 pikësh në karrierë dhe turneun e dytë sezonal, pas suksesit në Los Cabos.

Falë fitores së këtij turneu, britaniku ngjit disa pozicione në renditjen e përgjithshme të ATP-së dhe që sot kalon në vendin e 16-të, pozicioni i tij më i mirë në karrierë.

Ky sukses ka ndryshuar edhe renditjen për “ATP Finals” që do të zhvillohet në Torino, sepse për momentin Norrie qëndron në pozicionin numër 10-të. /Oversport.tv