Norvegjia është shumë e fortë dhe te Shqipëria e Armir Grimës e dinin diçka të tillë. Vajzat kuqezi rezistuan në pjesën e parë, kur pësuan vec një gol.
45 minutat e dyta nisi goleada dhe Norvegjia ia doli t’i merrte pikët e plota duke fituar me rezultatin 7-0. Shqipëria kështu renditet në vendin e pestë me 4 pikë, po aq sa Kosova që renditet një pozicion më lart.
Në grupin e Shqipërisë ra në sy fitorja e thellë e Belgjikës, kundër Armenisë me rezultatin 19-0. Më parë kishte luajtur edhe Kosova, që doli e mposhtur nga Polonia me rezultatin 1-2.
Vajzat dardane shënuan të parat me anë të futbollistes Syla, por Polonia u kundërpërgjigj shpejt duke realizuar dy herë me Gec dhe Wiankowska pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.
KUALIFIKUESET E BOTËRORIT 2023
Kosovë-Poloni 1-2
Shënuese: Syla 4’ / Gec 18’, Wiankowska 35’
Belgjikë-Armeni 19-0
Shqipëri-Norvegji 0-7
Shënuese: Leonhardsen-Maanum 23′, 78′, Reiten 60′, Thorisdottir 62′, Saevik 72′, Hasund 81′, Terland 84′
/ oversport.tv