Notat e shqiptarëve, Bajrami vendimtar, mbrëmje jo e mirë për Strakoshën

Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami ishin shqiptarët që zbritën në fushën e lojës ditën e djeshmë në Serie A. Performanca jo të mirë për dy të parët me Lazion që barazoi 3-3 përballë Veronës, ndërsa Atalanta u mposht nga Empoli me rezultatin 0-1.

Për performancën e shqiptarëve “La Gazzetta dello Sport” dha edhe vlerësimet e saj. Kështu, Nedim Bajarmi me notën 6 ishte shqiptari që ndikoi më shumë gjatë ndeshjes pasi dha asistin në golin e vetëm të takimit.

Po me notën 6 u vlerësua edhe Kristjan Asllani që sipas prestiogjiozes italiane zhvilloi një ndeshje të mirë, por nuk ishte aq brilant sa jemi mësuar ta shohim shpesh me fanellën e Empolit.

Nota 6 edhe për Berat Gjimshitin. Ky i fundit sipas gazetës ishte mbrojtësi që më pak brilant nga shokët e tjerë të repartit.

Thomas Strakosha ndërkohë u vlerësua me notën 5.5 në barazimin 3-3 të Lazios. Me faj në golin e parë dhe të tretë sipas prestigjiozes italiane, ndërsa rikuperon diçka në rastet e Caprari dhe Lasagna. /oversport.tv