Notat e shqiptarëve: Manaj e Bajrami mirë, Kristjan Asllani vuan pak

Në sfidën Empoli-Spezia kishte edhe një derbi shqiptarësh në fushë. Rey Manaj i Spezias u ndesh përballë bashkëatdhetarëve të tij Nedim Bajrami, Kristjan Asllani e Ardian Ismajli.

Ndërkohë që në sfidën që përfundoj me rezultatin e bardhë 0-0, “La Gazzetta dello Sport” ka dhënë edhe vlerësimet e saj për shqiptarët. Kështu, Manaj i Spezias është vlerësuar me notën 6.

Një sfidë me duele të vazhdueshme edhe për arsye se topat vinin vetëm nga larg. Humbet disa prej tyre, por në përgjithësi është një duel i komplikuar.

Me notën 6 u vlerësua edhe Nedim Bajrami. Një ndeshje herë në dritë e herë në hije, por kur shfaqet në zonën kundërshtare, tregon aftësitë e tij. Më pas kur bie në hije, edhe loja nuk ka më rrjedhshmëri.

Nota 5.5 për Kristjan Asllanin. Talentin e ka, thuhet në argumentimin e gazetës, por këtë herë vuan markimin e Agudelos. Për sa i përket shqiptarit tjetër Ardian Ismajli, performanca e tij nuk u vlerësua me notë. /oversport.tv