Nottingham dorëzohet, Liverpool gjen Manchester City në gjysmëfinale

Liverpool është skuadra e katërt që kualifikohet në gjysmëfinalet e FA Cup. “The Reds” kanë mposhtur Nottingham Forest me rezultatin 1-0 dhe kanë festuar kualifikimin.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp e dominoi totalisht ndeshjen, por finalizimi nuk ishte në nivelin e duhur dhe vetëm në fund erdhi goli.

Diogo Jota nuk gaboi brenda zone në minutën e 78-të, ndërkohë që Nottingham katër minuta më parë kishte kërkuar një penallti që nuk u dha as me VAR.

Para këtij dueli ishte hedhur edhe shorti për fazën gjysmëfinale dhe Liverpool do të përballet me Manchester City, kurse Chelsea me Crystal Palace.

FA CUP – ÇEREKFINALET

Nottingham-Liverpool 0-1
Shënues:
Diogo Jota 78’

Foto: Liverpool FC, Twitter