Nottingham Forest ka shtangur Leicester, duke triumfuar me rezultatin 4-1. Klubi legjendar në Angli është kualifikuar në raundin tjetër të FA Cup, ku do të përballet me skuadrën e Huddersfield.
Nottingham e ka zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë, pasi shënoi tre gola në harkun kohor të nëntë minutave.
Zinckernagel e zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, kurse një minutë më pas Johnson shënoi edhe golin e dytë. Nottingham nuk u ndal me kaq, pasi gjeti me Worral rrugën e rrjetës për të tretën herë.
Leicester reagoi në fundin e pjesës së parë, duke shënuar me Iheanacho. Gjithsesi Nottingham nuk e vuti në diskutim fitoren dhe kualifikimin, pasi shënoi edhe golin e katërt dhe të fundit me Spence.
Ngjarja tjetër ishte një episod i pakëndshëm, pasi një tifoz i Leeds u fut në fushë dhe goditi futbollistët e Nottingham me grushte, çka u filmua nga një kamera amatore dhe bën xhiron e internetit.
FA CUP – 1/16 e finaleve
Nottingham Forest-Leicester 4-1
Shënues: Zinckernagel 23’, Johnson 24’, Worrall 32’, Spence 61’ / Iheanacho 40’
/ oversport.tv