Nuggets bie ndaj Minnesota, Golden State rikthehen në garë

Golden State Warriors kanë arritur të marrin një fitore me vuajtje ndaj Sacramento Kings me rezultatin e ngushtë 126-125. Tashmë rezultati i përgjithshëm mes të dyja ekipeve është barazuar në 2-2. De’Aaron Fox shkëlqeu për Sacramento me 38 pikë, 9 rebound, 5 asist, por nuk arriti dot të shmangë humbjen e skuadrës së tij.

Boston Celtics është rikthyer te fitorja duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultatin 129-121 dhe duke çuar serinë e fitoreve në 3-1. Protagonistët e skuadrës së Celtics ishin padyshim Jaylen Brown dhe Jayson Tatum duke realizuar 31 pikë secili.

Denver Nuggets ka marrë humbjen e parë ndaj Minnesota Timberwolves, këta të fundit kanë fituar me rezultatin 114-108. Seria e fitoreve për Nuggets ndaj Minnesotas tashmë ka shkuar në 3-1. Më i miri i këtij takimi ishte Nikola Jokic i Nuggets, i cili arriti të realizojë 43 pikë, 11 rebound dhe 6 asist, por nuk e shmangu dot disfatën e klubit të tij. /oversport.tv