Nuk arriti të lërë gjurmë, Jovic përgatit largimin nga Reali i Madridit

Luka Jovic ka shënuar vetëm 3 gola në 49 ndeshje që ka luajtur me fanellën e Realit të Madridit, ndonëse është aktivizuar vetëm 1490 minuta me skuadrën madrilene.

Bilanci i sulmuesi serb në Madrid flet qartë dhe largimi i tij nga Reali në fund të sezonit është tashmë i sigurtë, ndonëse lojtari ka një kontratë që skadon në vitin 2025.

Jovic nuk ka arritur të bindë Ancelottin dhe pozitat e tij do të vështirësohen akoma më shumë nëse në verë në “Bernabeu” vjen Mbappe. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook