Jashtë planeve të klubit, Barcelona synon të prishë kontratën me mbrojtësin

Samuel Umtiti është gjithmonë e më larg Barcelonës, madje klubi katalanas po mendon që të ndërpresë bashkëpunimin me mbrojtësin francez, kontrata e së cilit skadon në vitin 2023.

Ish-lojtari i Lionit ka një pagë shumë të lartë (nuk ka pranuar uljen që i ka ofruar klubi) dhe deri më tani nuk ka ofruar rendimentin që pritej prej tij.

Mbrojtësi ka lënë pas krahëve problemet fizike dhe është rikthyer në dispozicion të teknikut, por këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë dhe duket se edhe Xavi nuk e ka në planet e tij.

Umtiti kërkon që të luajë, prandaj mund të pranojë një prishje të kontratës me konsensus, sepse nuk e ka aspak problem që të gjejë një skuadër tjetër. / Oversport.tv