Nuk bën pjesë në planet e Pochettinos, portugezi do të kthehet sërish në Spanjë

U afrua me bujë gjatë merkatos së janarit, por duket se Joao Felix nuk bën pjesë në planet e Chelseat që do të drejtohet sezonin e ardhshëm nga Mauricio Pochettino.

Ka qenë presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ai që ka zbuluar këtë detaj, duke deklaruar në një intervistë për “Sport”: “Dje morëm vesh lajmin që trajneri i ri i Chelsea nuk kërkon që të rinkofirmojë Joao Felix”.

Në përfundim të sezonit portugezi do të rikthehet në Spanjë dhe “Colchoneros” detyrohen tashmë që ti gjejnë një tjetër skuadër. / Oversport.tv