Nuk bënte pjesë në planet e teknikut, Werner ka prishur kontratën me Bayernin

Duket se Timo Werner ka pasur firmosur një kontratë me Bajern Munich disa vite më parë, por është detyruar të anullojë marrëveshjen kur ka marrë vesh se nuk bënte pjesë në planet e drejtuesve të klubit bavarez.

Sulmuesi i Chelsea është përfolur për një transferim tek gjigandët e Bundesligës gjatë të kaluarës dhe sipas asaj që zbulon “Der Spiegel”, ai ka firmosur një kontratë me Bayernin gjatë sezonit 2018/2019 për t’u bashkuar me bavarezët në vitin 2020.

Por kur Werner zbuloi se ai nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të kohës Niko Kovac dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic, anulloi marrëveshjen që kishte arritur me Uli Hoeness, që në atë kohë ishte presidenti i klubit.

25-vjeçari që luan edhe me skuadrën kombëtare të Gjermanisë, pranoi më pas ofertën e Chelsea, ku u transferua nga RB Leipzig për 53 milion euro në vitin 2020. /Oversport.tv