Nuk dëshirojnë të përsëritet situata e Skriniar, Inter i bindur për rinovimin e Bastonit

Kontrata e Alessandro Bastoni me Interin skadon sezonin e ardhshëm dhe në kampin zikaltër kanë besim për rinovimin me mbrojtësin italian. Këtë gjë e ka shprehur qartë dhe drejtori sportiv i klubit, Beppe Marotta.

Ky i fundit nuk dukej i shqetësuar kur u pyet për rinovimin e kontratës së 23-vjeçarit. Duke folur në asamblenë e Lega Serie A, Marotta u pyet nëse Interi ndihej i sigurt se Bastoni do të binte dakord për marrëveshje të re me klubin.

Ai u përgjigj në mënyrë të shkurtër duke thënë që duhet të kemi vetëm besim. Interi nuk dëshiron të përsëritet një situatë si e ajo e Milan Skriniar me mbrojtësin italian.

Megjithatë, në tregun e transferimeve ka skuadra të interesuara për shërbimet e Bastonit. Manchester City dhe Chelsea mbeten në derën e Interit në rast se 23-vjeçari nuk rinovon me zikaltrit. /oversport.tv