Nuk do të jetë Zidane apo Rangnick, United e gjen trajnerin e ri në Holandë

Nuk do të jetë as Zinedine Zidane dhe as Ralf Rangnick trajneri i ri i Manchester United. Sipas asaj që raportojnë mediat ishullore, drejtuesit e “djajve të kuq” kanë vendosur të shkarkojnë Ole Gunnar Solskjaer dhe në vendin e tij të marrin trajnerin e Ajax, Erik ten Hag.

Emri i Ten Hag është lakuar shumë herë me ekipe si Barcelona apo Bayern Munich, pasi ai ka fituar terren ne futbollin europian që pas performancës së tij të mirë me Ajaxin në vitin 2019. Loja e bukur dhe futbolli sulmues janë ato çfarë drejtuesit e Manchester po kërkojnë dhe holandezi duket si trajneri ideal për stolin e United.

Edhe Ten Hag po mendon t’i japë fund aventurës së tij në Holandë dhe po kërkon një sfidë të re në Premier League. Megjithatë, pas tij janë edhe miliarderët e Newcastle. Gjithmonë sipas asaj që raportojnë mediat ishullor, prioriteti i Ten Hag është Manchester United. /oversport.tv