Zyrtare, UEFA cakton se ku do të zhvillohet finalja e Champions League

Tashmë është zyrtare. Finalja e Champions League nuk do të luhet në Rusi, por në Francë. Lufta që Rusia është duke zhvilluar kundër Ukrainës ka detyruar qeverinë europiane të futbollit të anulojë finalen e programuar për Shën Petersburg dhe do ta zhvillojë atë në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. Në të thuhet se finalja do të zhvillohet në Stade de France në Saint-Denis, Paris.

Finalja e Champions League është programuar të luhet mbrëmjen e të shtunës më 28 maj. Më parë u diskutua që finalja të zhvillohej në Angli, ku Ëembley e priste “me krahë hapur” finalen, por tashmë UEFA ka marrë një vendim zyrtare dhe kompeticioni më prestigjioz europian do të ketë finalen e madhe në Paris. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League Twitter