Nuk e njihte si vajzën e tij, gjykata në Madrid e shpall Eto’o baba të Erikës

Samuel Eto’o është shpallur baba i një vajze 22-vjeccare, edhe pse kamerunasi nuk e kishte pranuar asnjëherë një pretendim të tillë. Një gjykatë në Madrid i ka dhënë të drejtë, edhe pse Eto’o as nuk mori pjesë në seancat e zhvilluara.

Nëna e Erika Do Rosario Nieves e nisi procesin gjyqësor që në vitin 2018 dhe tashmë është marrë edhe vendimi, që sigurisht do ta ngarkojë me përgjegjësinë Eto’o karshi Erikës.

Nëna e të resë, Adiluesa, thuhet se ishte takuar me kamerunasin në një klub natë në vitin 1997, kur ai ishte pjesë e skuadrës së Leganes.

Më pas ajo zbuloi se ishte shtatzënë në shkurt të vitit 1998 dhe në padinë e saj theksohet se Eto’o i kishte thënë se do të mbante përgjegjësi ndaj fëmijës, por që preferonte të mos e lindte.

Adiluesa pretendon se gjatë shtatzënisë u përpoq të komunikonte me Eto’o përmes telefonit apo emailit, por ai kurrë nuk u përgjigj. Më pas në lindi Erika, në Madrid.

Gjykata tashmë e ka shpallur Eto’o baba të 22-vjeccares dhe është i detyruar të paguajë një kompensim prej 1400 eurosh në muaj, që nga momenti që u ngrit padia. / oversport.tv

Foto: Samuel Eto’o, Twitter