Nuk është dakord me zëvendësimin, Suarez ofendon Simeonen: Copë m**

Nuk është hera e parë që Luis Suarez nervozohet kur zëvendësohet nga fusha e blertë. Në minutën e 57-të të sfidës Sevilla-Atletico Madrid, kur rezultati ishte 1-1, uruguaiani u largua nga fusha për ti lënë vendin Matheus Cunhas, pas një paraqitjeje zhgënjyese, pasi nuk gjuajti asnjëherë në portë.

Duke iu afruar pankinës, “Pistolero” dukshëm i mërzitur me vendimin e Simeones, është kapur nga kamerat duke thënë fjalë të rënda në drejtim të teknikut: “Copë m**, mbete gjithmonë njësoj”.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Më pas, i ulur vetëm në stol ka vazhduar të tregojë gjeste mosaprovimi për largimin e parakohshëm nga fusha. Ndeshja përfundoi me humbjen e “colchoneros” 2-1, pasi vendasit shënuan me Ocampos 2 minuta para fundit të takimit.

Për momentin Atletico Madrid gjendet në vendin e 5-të në kampionat, jashtë zonës Champions dhe 13 pikë larg kryesuesve të Real Madrid. / Oversport.tv