Davide Frattesi dëshiron të transferohet tek Interi! Të paktën kështu shprehen prej kohësh mediat italiane dhe këto dyshime i ka shtuar edhe më shumë mesfushori i talentuar, kur u shpreh se ai e ka zgjedhur se ku dëshiron të luajë, pavarësisht faktit që nuk ka asnjë marrëveshje mes klubeve.
Interi, Juventusi, Milani dhe Roma. Këto janë katër skuadrat italiane që po “përplasin brirët” për të marrë në skuadër yllin e Sassuolos. Për kartonin e tij duhen shpenzuar rreth 40 milionë euro, por që mund të negociohet në rast se klubet ofrojnë lojtarë të ri që bindin.
Megjithatë, ditët e fundit një skenar i ri ka dalë në mediat italiane. Tashmë në “pole position” nuk është më Interi, por Roma. Këta të fundit kanë rregulluar bilancet dhe e kanë buxhetin e nevojshëm për të investuar shumën që kërkon Carnevalli.
Megjithatë, Interi është në pritje të shitjes zyrtare të Brozovic për të bërë lëvizjen e tij të radhës. Juventusi dhe Milani për momentin duken më të tërhequr. /oversport.tv
Foto: U.S. Sassuolo, Facebook