Nuk është Myrto Uzuni, një shqiptar tjetër mes yjeve në Hungari

Nemzeti Sport në Hungari ka përzgjedhur formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit dhe në të është edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Herdi Prenga, i cili është një nga pikat më të forta të skuadrës së Kisvarda.

Prenga ka luajtur 15 ndeshje me skuadrën hungareze dhe vetëm njërën ndeshje e ka nisur nga stoli, kurse të tjerat si titullar.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Mbrojtësi ka shënuar edhe një gol me fanellën e Kisvarda. Prenga është shok skuadre me dy shqiptarë të tjerë, Jasir Asanin dhe Driton Camajn.

Në ligën hungareze kolonia kuqezi është më e madhe, pasi luajnë edhe Eros Grezda, Myrto Uzuni, Lirim Kastrati dhe Ylber Ramadani. / oversport.tv

Formaconi me i mire i Nemzeti Sport