Pas largimit të Artan Banos ditën e djeshme nga skuadra e Butrintit, një tjetër trajner i Kategorisë së Parë shkarkohet si pasojë e rezultateve të dobëta.
Love Kestelot largohet nga drejtimi i skuadrës së Shkumbinit dhe vendin e tij e merr Sokol Branica, një emër i njohur i futbollit peqinas.
Shkumbini ka pësuar 8 humbje në 8 sfidat e fundit në kampionat dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien në kategorinë e dytë.
Love Kestelot mori drejtimin e skuadrës peqinase në fillim të vitit 2022, por në 5 sfida në krye të Shkumbinit nuk mori dot asnjë pikë. / Oversport.tv