E ardhmja e stolit të Genoas ka marrë një drejtim të papritur. Ndonëse më parë të gjitha mediat italiane flisnin me garanci se Bruno Labbadia do të ishte trajneri i ri i Genoas, gjithçka është kthyer në anën tjetër të medaljes.
Në bisedimet e vazhdueshme mes tij dhe klubit nuk është gjetur akordi. Për pasojë trajneri do të refuzojë ofertën e klubit italian, që tashmë është i detyruar të kërkojë për një trajner të ri. Megjithatë, në darkë pritet një kontakt tjetër mes klubit dhe trajnerit për ta bindur.
Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, drejtuesit e Genoas kanë dy alternativa të tjera në rast se gjithçka nuk mbyllet me sukses. I pari është rikthimi i Davide Ballardinit edhe pse momentalisht konsiderohet si një lëvizje e vështirë. Ndërkohë, i dyti është Rolando Maran që aktualisht është pa ekip pas eksperiencës së tij të fundit me Genoan. /oversport.tv