Nuk gjendet akordi për rinovimin, mesfushori i njohur largohet nga Vllaznia

Të shumta janë largimet nga skuadra e Vllaznisë në këto ditë qershori dhe ditën e sotme duket se një tjetër element cilësor i skuadrës largohet nga kuqeblutë.

“Shkodra Sport” konfirmon se Herald Marku është largimi i radhës nga Vllaznia. Lojtari ishte stërvitur me skuadrën këto ditët e fundit, por nuk kishte rinovuar kontratën. Pas një takimi me drejtuesit e klubit pasditen e sotme, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur që të ndajnë rrugët.

Marku është përshëndetur me shokët e skuadrës, duke konfirmuar se ka mbyllur eksperiencën e tij në Shkodër. E ardhmja e mesfushorit mbetet për tu parë, pasi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. / Oversport.tv