Nuk harron Mario Balotelli, gol dhe polemika me trajnerin kundërshtar

Mario Balotelli rikthehet sërish si protagonist. Shënon, bën polemika me pankinën kundërshtare dhe hap diskutime.

Në ndeshjen kundër Besiktasit, sulmuesi i Adana Demirspor, klub që drejtohet nga tekniku Vincenzo Montella, ka shënua një gol të bukur, duke rezultuar deçiziv në barazimin 3-3.

Por ajo që zuri faqen e parë të gazetave turke ishte festa e Balotellit drejtuar teknikut kundërshtar Sergen Yalcin, me të cilin kishte ngacmime që nga koha kur luante me Manchester City.

“Ky djalë nuk ka tru. Mund të bëhen gabime, por ky gjest tregon mungesë respekti ndaj kundërshtarit. Mancini bëri mirë që e ndroi, unë do e hiqja fare nga skuadra”-ka deklaruar Sergen Yalcin pas ndeshjes miqësore LA Galaxy-Man.City në vitin 2011 për gjestin e Balotellit, që i vetëm përballë portierit kundërshtar provoi të tallet duke tentuar një gol me finte.

Sulmuesi italian shkoi të festonte pranë pankinës së kundërshtarit, duke vrapuar 50 metra dhe duke vënë gishtat në kokë, për t’i treguar trajnerit rival se ishte shprehur gabim.

Në fund të takimit SuperMario bëhet sërish protagonist, i thotë diçka pankinës kundërshtare dhe nis një sherr i madh mes palëve. Më pas sulmuesi italian reagon në Instagram, ku thotë se ka tru dhe zemër. /Oversport.tv