Nuk hyn në planet e Contes, Tottenhami gati të largojë mesfushorin në janar

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Athletic”, Tottenhami është gati që të largojë nga skuadra Dele Allin që në janar.

Mesfushori duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe zgjidhja më e thjeshtë është ajo e dhënies hua.

Për lojtarin gjatë merkatos së kaluar kishte shfaqur interes Paris Saint-Germain, pasi trajneri Mauricio Pochettino e vlerëson shumë futbollistin anglez.

Gjithsesi kërkesat e klubit anglez bënë që të largoheshin klubet që pretendonin shërbimet e Dele Allit. 25-vjeçari ka një kontratë që e mban të lidhur me londinezët deri në vitin 2024. / Oversport.tv