Në një merkato verore që sapo ka nisur, Juventusi duket se është përgatitur të humbasë dy yjet e ekipit në këtë afat kalimtar. Bëhet fjalë për dy sulmuesit e talentuar, Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa.
Për sulmuesin serb, është interesuar së fundmi Paris Saint-Germain dhe për italianin Liverpool. Në rast se dy sulmuesit do të largohen në verë, Juventusi nuk do t’i lëshonte ata pa një shumë prej 160 milionë euro.
Për të lënë të lirë Vlahovic, “zonja e vjetër” synon të paktën një shumë prej 90 milionë euro nga kampionët e Francës. Ndërsa për Federico Chiesën, çmimi që Juventusi kërkon është 70 milionë euro. /oversport.tv
Foto: Juventus, Facebook