“Nuk jam i lumtur këtu”, mesfushori i PSG surprizon me deklaratën e tij

Renato Sanches nuk është i lumtur te PSG dhe këtë gjë nuk nguron ta shprehë edhe publikisht. Mesfushori portugez tregoi në një intervistë për prestigjiozen, L’Équipe se dëshiron që të aktivizohet më shumë pasi nuk është i lumtur me hapësirat e gjetura deri më tani.

“Duhet të gjej pak m shumë besim te vetja dhe të luaj më shumë. Jam kthyer nga një dëmtim dhe e di që është diçka e komplikuar. Është edhe diçka frustruese madje sepse është e vështirë të luash mirë pas rikthimit nga një dëmtim.

Megjithatë, unë ndihem mirë, vetëm se kam nevojë të luaj më shumë. Është trajneri ai që në fund bën zgjedhjet për titullarët. Unë nuk jam aspak i lumtur, është normale të dëshirosh të luash më shumë. I respektoj vendimet e trajnerit, është ai që vendos në fund dhe unë jam këtu që të jap maksimumin.” /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Twitter