Shëndeti mendor i atletëve është një temë shumë aktuale, duke marrë në konsideratë rastet edhe më të shpeshta të sportistëve që pranojnë se kanë vuajtur nga depresioni në një moment të caktuar të karrierës së tyre profesionale.
Një nga ata që është shprehur për këtë çështje është Javier Chicharito Hernandez, sulmuesi meksikan ka treguar vështirësitë shëndetsore që ka kaluar në 2020 dhe se për këtë arsye ka vendosur të krijojë një podcast për të kuruar problemet e shëndetit mendor.
“Pas pandemisë që na goditi të gjithëve, vdekjes së gjyshit tim dhe situatave të tjera personale, rashë në depresion të thellë. Ndjeja një hapësirë boshe brenda vetes”-ka deklaruar sulmuesi për ESPN.
Ish-sulmuesi i Manchester Utd ka vendosur të fillojë një projekt të ri: “Nuk jemi robotë”, një podcast për të shëruar gjendjen psikologjike dhe emotive të njerëzve.
“Të rinjtë kanë nevojë për një platformë ku të shprehen dhe të lidhen me njëri-tjetrin. Ky aplikacion do të ndihmojë në edukimin dhe ndihmën ndaj të rinjve në nevojë”-ka thënë meksikani.
Në 23 shtator do të jetë nisja zyrtare e projektit, që përmban 4 episode nga 30 minuta secili. /Oversport.tv