Nuk ka Australian Open për Djokovic, autoritetet kthejnë serbin në shtëpi

Nuk ka Australian Open për Novak Djokovic. Pas gjashtë orësh ndalimi dhe marrjeje në pyetje në aeroportin e Melbourne,  autoritetet australiane vendosën ta kthenin në shtëpi numrin 1 të tenisit.

Lajmin e ka bërë të ditur British Times, që ka raportuar për më tepër se ka pasur disa parregullsi në aplikimin që serbi ka bërë për vizë. Kështu, autoritet nuk kanë bërë asnjë përjashtim dhe asnjë tolerim për nënte herë fituesin e Australian Open si dhe kampionin në fuqi.

Më parë për këtë ngjarje kishte reaguar edhe babai i Djokovic i cili tha se në rast se nuk e lironin djalin e tij do të merrte masa në rrugë. Ndërkohë Djokovic vetë kishte lajmëruar më parë se kishte marrë një leje speciale për të marrë pjesë në Australian Open pavarësisht se ishte i pavaksinuar. Vendim ky që hapi shumë polemika, por lëvizja e rradhës e autoriteteve australiane duket se do t’i shuaj këto zëra. /oversport.tv