Nuk ka bindur asnjë, Lazio i komunikon Sporting se Cabral nuk do të blihet

Jovane Cabral ishte i vetmi afrim i Lazios në merkaton e janarit, por duket se Igli Tare nuk ka arritur dot të “godasë” me këtë transferim. Sulmuesi i afruar nga Sporting nuk e ka bindur ambientin e Lazios dhe për rrjedhojë ai nuk do të blihet.

Silmuesi nga Kepi i Gjelbër mbërriti në kryeqytet vetëm në orët e fundit të merkatos, ndërsa është përdorur shumë pak nga trajneri Maurizio Sarri. Ai nuk është i kënaqur me rendimentin e lojtarit dhe i ka kërkuar drejtuesve të mos e blejnë atë.

Për rrjedhojë, sipas asaj që raporton “A Bola” tashmë drejtuesit e Lazios i kanë komunikuar klubit portugez se lojtari nuk do të blihet në fundin e sezonit. Ai do të rikthet sërish në Portugali, ndërsa nga ana tjetër, Igli Tare po mendon për alternativa të tjera për të gjetur zëvendësuesin e Ciro Immobile. /oversport.tv

Foto: S.S. Lazio, Facebook