Nuk ka bindur në Barcelonë, Xavi e nis spastrimin nga mesfusha

Aventura e mesfushorit Frenkie de Jong te Barcelona mund të përfundojë përpara kohe. Sipas asaj që raporton “Sport”, mesfushori katalanas nuk ka bindur në asnjë moment drejtuesit dhe është hedhur në merkato.

Gjithmonë sipas mediave vendase, Xavi nuk e konsideron si një lojtar të vlefshëm për skemat e tij mesfushorin dhe një shitje e mundshme e tij nuk do ta shqetësonte aspak atë. Te Barcelona po përpiqen të grumbullojnë sa më shumë para për t’i siguruar kërkesat trajnerit të ri. Kështu, shitja e de Jong mund të japë një dorë të mirë në buxhetin e Barcelonës.

Ndërkohë, aventura e tij mund të mbyllet vetëm një vit e gjysmë pas mbërritjes së tij në Barcelonë. 24-vjeçari u transferua te katalanasit për shifrën e 65 milionë eurove. Ai ka një kontratë deri në vitin 2026 me një klauzolë prej 400 milionë eurosh. Megjithatë, gjithçka është e zgjidhshme në rast se të gjitha palët bien dakord dhe janë të kënaqura për një shifër më të ulët. /oversport.tv