Nuk ka bindur te Kastrioti, sulmuesi brazilian drejt largimit

Gabriel Morbeck nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi brazilian pritet të jetë i larguari i parë nga skuadra krutane pasi nuk ka përmbushur pritshmëritë që klubi kishte për të.

Në javët e fundit, Morbeck nuk ka pasur shumë hapësira në formacionin titullar të Kastriotit, ku vendin e tij e ka marrë sulmuesi Santiago Selmani. Kështu, braziliani pritet të mbyllë aventurën e tij me Kastriotin.

Në këtë sezon, Gabriel Morbeck është aktivizuar në total 662 minuta dhe ka arritur të realizojë 3 gola. /oversport.tv