Nuk ka dëmtim të muskujve, por Dybala rrezikon sfidën kundër Villarrealit

Juventusi merr frymë lirisht për Paulo Dybala, pasi vizita që argjentinasi ka bërë në JMedical ka përjashtuar ndonjë lëndim të muskujve të kofshës së majtë.

Sulmuesi bardhezi ka pasur një shqetësim si pasojë e lodhjes në derbin kundër Torinos, por sërish ky problem mund ti kushtojë prezencën në sfidën kundër Villarreal në Champions League, që do të luhet të martën në mbrëmje.

Me shumë mundësi Dybala do të mungojë në transfertën spanjolle, pasi trajneri Allegri nuk kërkon që ta rrezikojë. Edhe sikur të grumbullohej, numri 10-të i bardhezinjve nuk do të niste lojën që nga minuta e parë. / Oversport.tv