Nuk ka divorc, Mancini ka vendosur të qëndrojë në krye të Italisë

Në prag të ndeshjes miqësore kundër Turqisë, trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini do të flasë për mediat, ku do të tregojë edhe vendimin që ka marrë për të ardhmen e tij, do të qëndrojë apo do të largohet nga stoli i skuadrës “axurre”.

Pas bisedave me presidentin e federatës Gabriele Gravina dhe stafin e tij në Coverciano gjatë këtyre ditëve të vështira pas eliminimit nga Play Off-i i Kupës së Botës nga Maqedonia e Veriut, duket se tekniku është bindur që të qëndrojë.

Mancini synon që të drejtojë Italinë në “Wembley” në sfidën kundër Argjentinës në 1 qershor në Kupën Interkontinentale. / Oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana Twitter