Nuk ka festë për Mancinin, Tuchel shpallet trajneri më i mirë i FIFA-s

Roberto Mancini (kombëtarja italiane), Pep Guardiola (Manchester City) dhe Thomas Tuchel (Chelsea) ishin tre kandidatët finalistë të çmimit të dhënë nga Fifa, “Trajneri më i mirë”.

Të tre teknikët kanë fituar trofe të rëndësishme me skuadrat respektive, por votat e gazetarëve, trajnerëve të kombëtareve dhe kapitenëve respektive, si dhe votat e tifozëve të dhënë në faqen zyrtare të FIFA-s, kanë zgjedhur që këtë çmim ta fitojë Thomas Tuchel.

Tekniku gjerman arriti që të fitojë Champions League me skuadrën londineze dhe duket se ky sukses e ka çuar drejt fitimit të këtij çmimi prestigjioz. / Oversport.tv