Nuk ka fitues derbi i Gjilanit, Ballkani shpallet kampion i Kosovës

Janë luajtur sot 3 ndeshje të javës së 33-të të Superligës së Kosovës. Derbi mes Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar në barazim pa gola dhe ky rezultat favorizon Ballkanin e Ilir Dajës, që ndonëse luan nesër është shpallur matematikisht kampion i vendit për këtë sezon.

Prishtina ka mposhtur 5-0 Ferronikelin e vendit të fundit, ndërsa Dukagjini ka fituar 2-1 përballë Ulpianës.

Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Ballkani (ka katër ndeshje për të luajtur) është zyrtarisht kampion i Kosovës, pasi diferenca me  Gjilanin e vendit të dytë është 11 pikë.

Është e hapur gara për zonën europiane si dhe për zonën Play Off, ndërsa Ulpjana dhe Ferronikeli kanë rënë në kategorinë inferiore. /Oversport.tv

Foto: FC Ballkani Facebook