Nuk ka fitues mes Partizanit dhe BATE, gjithçka e hapur në sfidën e kthimit, Ballkani i Dajës fantastik

Është mbyllur gjithçka në baraspeshë me shifrat 1-1 mes Partizanit dhe BATE Borisov jë ndeshjen e parë të kualifikuesve të Champions League. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim me rrjeta të paprekura ku nuk munguan rastet për “demat e kuq”.

Në fragmentin e dytë, miqtë arritën të kalonin në avantazh falë një goli të Antilevskit. Pas vetëm 8 minutash lojë, Partizani arriti të rikthehet në lojë falë një goli të Tedi Caërës nga pak metra larg portës.

Takimi ishte i luftuar deri në minutat e fundit,  por rezultati përfundimtar ishte 1-1. Takimi I radhës do të luhet në Hungari javën e ardhshme më 18 korrik.

Ballkani i Ilir Dajës ka marrë një fitore të madhë duke mposhtur Ludogorets në ndeshjen e parë të kualifikuesve të Champions League.

Skuadra nga Kosova arriti të triumfojë me rezultatin 2-0 falë një goli në pjesën e parë me Korenicën dhe në pjesën e dytë falën Zybës. Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Bullgari.