Nuk ka fitues në derbi, Interi dhe Milani bëjnë paqe në Kupë

Derbi i Milanos në Kupën e Italisë nuk ka fitues. Interi dhe Milani bënë paqe me rezultatin e bardhë 0-0. Edhe pse të dyja ekipet patën disa raste të mira shënimi, në asnjë rast ekipet nuk ia dolën ta çonin topin në rrjetë.

Pjesa e parë nisi me një ritëm të lartë me Milanin që kërkon të zhbllokonte rezultatin që në minutat e para. Megjithatë, Alexis Saelemaekers nuk u tregua i qartë përballë Handanovic duke e lënë rezultatin të paprekur.

Do të ishte sërish Milani që do të rrezikonte me anë të Theo Hernandez, por goditja e francezit kaloi ngjitur me shtyllën.

Kështu përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm. Të dy ekipet kërkuan të mos lejonin shumë hapësira prapa, duke e bërë të vështirë rrezikshmërinë në portën kundërshtare. Rastet ishin të pakta, ndërsa dukej se ekipet po dilnin të kënaqur nga ky takim. Për rrjedhojë, rezultati final i takimit përfundoi 0-0.

Gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit ku Interi dhe Milani do të përplasi sërish brirët për të vendosur në fund se kush do të shkojë në finalen e madhe. /oversport.tv

KUPA E ITALISË- GJYSMËFINALE (NDESHJA E VAJTJES)

Foto: Inter Twitter